RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE “KLUBI I YJEVE - TAKOHU ME BUFFON”

Sipas kërkesave të Vendimit Nr. 196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministrave “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore ("Rregullorja“) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale "Klubi i Yjeve – Takohu me Buffon" (”Loja Promocionale") dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale “Klubi i Yjeve - Takohu me Buffon” do të lançohet dhe zhvillohet nga data 5 Shtator 2018 ora 00:01 deri më 21 Tetor 2018 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktin Head & Shoulders.

Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale “Klubi i Yjeve - Takohu me Buffon” do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produkteve Head & Shoulders të detajuar në rang EAN sipas Tabelës nr. 2.

Për tu bërë pjesë e shorteut mjafton të kryhet një blerje e produkteve Head & Shoulders me vlerë minimale 250 Lekë me TVSH. Blerësi duhet të regjistrojë kuponit tatimor dhe të japë të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj) në faqen zyrtare të internetit të organiazatorit www.klubiyjeve.al. Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një kupon tatimor nga të gjitha regjistrimet e bëra online.

2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale

Loja promocionale do të fillojë më datë 5 Shtator 2018 ora 00:01 deri më 21 Tetor 2018 ora 23:59.

Regjistrimi i kuponave tatimor mund të bëhet deri më datën 21 Tetor 2018 ora 23:59.

3. Çmimet

Loja do të ketë:
a) 140 fitues “Paketim Shampo H&SH + Shkumë rroje + peshqir mikrofibër”
b) 2 fitues “Takohu me Buffon në Torino ” (në çmim përfshihet udhëtimi dhe qëndrimi në Itali dhe takimi me Buffon)

Përzgjedhja do të bëhet:

  • 35 “Paketim Shampo H&SH + Shkumë rroje + peshqir mikrofibër” çdo javë duke filluar nga java 17 Shtator 2018 për 4 javë rrjesht, përkatësisht në datat 21, 28 Shtator; 5 dhe 12 Tetor 2018;
  • 2 çmimet e mëdha për “Takohu me Buffon” do të përzgjidhen në datën 23 Tetor 2018.

Në vlerë monetare, çmimi i:

  • “Paketim Shampo H&SH + Shkumë rroje + peshqir mikrofibër” është 906 lekë me TVSH (755 pa TVSH)
  • “Tako Buffon në Torino” është 87’500 lekë me TVSH (72’917 pa TVSH)

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në datat e lartpërmendura, në orën 15:00, në zyrat e Marketing & Distribution.

Nga pjesëmarrësit në lojë do të përzgjidhen në total 142 fitues.

Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullësie, truku dhe/apo mashtrimi.

4. Pritshmëritë për pjesëmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve është rreth 3500 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesëmarrjes në Lojë është e hapur për të gjithë konsumatorët 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produkteve “Head & Shoulders” me vlerë minimale 250 Lekë me TVSH sipas Tabelës nr. 2 në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë gjatë periudhës 5 Shtator 2018 ora 00:01 deri më datë 21 Tetor 2018 ora 23:59.

Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

Gjatë periudhës së Lojës Promocionale, të gjithë konsumatorët që bëjnë një blerje të produkteve Head & Shoulders dhe regjistrojnë online kuponin tatimor, do të përfitojnë një shans për të fituar:

  • 1 nga 140 “Paketim Shampo H&SH + Shkumë rroje + peshqir mikrofibër”
  • 1 nga 2 çmimet “Takohu me Buffon”

Përjashtimi:
Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në këtë lojë promocionale punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesëmarrje në lojë:
Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve Head & Shoulders me vlerë minimale 250 Lekë me TVSH gjatë periudhës 5 Shtator 2018 ora 00:01 – 21 Tetor 2018 ora 23:59, regjistrojnë online numrin e kuponit tatimor gjatë periudhës 5 Shtator 2018 ora 00:01 – 21 Tetor 2018 ora 23:59 dhe japin të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj) në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.klubiyjeve.al.

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi:
Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kupon tatimor të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesëmarrja në shorte. Një konsumator mund të regjistrojë vetëm një herë një numër kuponi tatimor.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesëmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.

7. Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore nga sistemi sipas tabelës së mëposhtme në orën 15:00 në zyrat e Marketing & Distribution:

  • Datat e Shorteut për “Paketim Shampo H&SH + Shkumë rroje + peshqir mikrofibër”, 70 fitues çdo javë: 21, 28 Shtator 2018, 5, 12 Tetor 2018.
  • Data e shorteut per 2 çmimet e “Takohu me Buffon”: 23 Tetor 2018

Në rast se numri i pjesëmarrësve është më i vogël se sasia e dhuratave të vënë në dispozicion atëherë ditën e shorteut do të shpallen fitues aq sa ka pjesëmarrës dhe nr i fituesve të pa përzgjedhur do të përzgjidhen në datë 23 Tetor 2018.

Mbasi përzgjidhen fituesit, do të mbahet Proces Verbali përkatës.

Dhuratat “Paketim Shampo H&SH + Shkumë rroje + peshqir mikrofibër”, do u dorëzohet fituesve nëpërmjet Postës Shqiptare në adresën e regjistruar gjatë aplikimit.

Fituesit e çmimit të madh do të kontaktohen me telefon në numrin e telefonit të regjistruar gjatë aplikimit dhe do u komunikohen detajet e udhëtimit dhe do lihet dhe një datë ku duhet të paraqiten për të marrë në dorëzim paketën e udhëtimit.

8. Njoftimi i fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin e “Paketim Shampo H&SH + Shkumë rroje + peshqir mikrofibër” pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një SMS në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet një mjeti identifikimi dhe të dhënat korrespondojnë me të dhënat regjistruar online.

9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Në të kundërt, në rast mosparaqitjeje konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistrohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillimit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar të zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.

TABELA NR. 2 - Lista e Produkteve Head & Shoulders
Barcode | Pershkrimi
8001090937520 | H&S Cond Sup Moisture 220ml
8001090937568 | H&S Cond Sup Repair 220ml
8001090937445 | H&S Supreme Moisture 300ml
8001090937483 | H&S Supreme Repair 300ml
8001090196224 | H&S Classic Clean 360ml
8001090196262 | H&S 2in1 Classic Clean 360ml
8001090196309 | H&S Apple 360ml
8001090196347 | H&S Menthol 360ml
8001090196385 | H&S 2in1 Menthol 360ml
8001090196422 | H&S Ocean 360ml
8001090196460 | H&S Citrus 360ml
8001090196507 | H&S 2in1 Citrus 360ml
8001090196545 | H&S Inst Moisture 360ml
8001090196583 | H&S Soothing Care 360ml
8001090196620 | H&S Nourish 360ml
8001090196668 | H&S Anti Hairloss 360ml
8001090196705 | H&S Volume 360ml
8001090196743 | H&S 2in1 Thick&Strong 360ml
8001090196781 | H&S 2in1 Inst Relief 360ml
8001090196828 | H&S 2in1 Old Spice 360ml
8001090196866 | H&S Max Oil Control 360ml
8001090359988 | H&S Total Care 360ml
8001090496669 | H&S Tea Tree 360ml
8001090838889 | H&S Repair&Care 360ml
8001090838841 | H&S Smooth&Silky 360ml
8001090812131 | H&S Deep Cleansing WC 360ml
8001090686244 | H&S Deep Cleansing WC 360ml
8001090460684 | H&S Ocean 2x360ml
8001090460646 | H&S 2in1 Menthol 2x360ml
8001090196989 | H&S 2in1 Classic Clean 675ml
8001090197023 | H&S Menthol 675ml
8001090197061 | H&S Ocean 675ml
8001090197283 | H&S Volume 675ml
8001090657695 | H&S Total Care 675ml+Gel PRG 170ml+Peshqir
8001090657732 | H&S Anti Hairloss 675ml+ Gel PRG 170ml+Peshqir
8001090668431 | H&S Menthol 675ml+Gel Sens 200ml
8001090668547 | H&S Citrus 675ml+Gel Sens 200ml
8001090047014 | H&S Classic Clean 300ml
8001090047533 | H&S Sensitive 30ml
8001090047861 | H&S For Men 300ml
8001090047182 | H&S Apple 300ml
8001090047342 | H&S Citrus 300ml
8001090047700 | H&S Smooth&Silk 300ml
8001090047267 | H&S 2in1 Apple 260ml
8001090047861 | H&S For Men 300ml
8001090047632 | H&S Repair&Care PCR 300ml
8001090047090 | H&S 2in1 Classic Clean 260ml
8001090047809 | H&S Nourish Care 300ml
8001090047489 | H&S Soothing Care 300ml
8001090047915 | H&S For Men PCR 500ml
8001090047557 | H&S Sensitive PCR 500ml